Vdes piloti gjatë fluturimit

Fluturimi vazhdoi në mënyrë të sigurt nga bashkë-piloiti

Gjatë një fluturimi nga Dallasi në Albuquerque, New Mexico, një pilot ka vdekur kanë bërë të ditur kompania e fluturimeve American Airlines.

Boeing 737-800 ishte dy milje nga ulja kur kapiteni shpalli një emergjencë mjekësore,  sipas zëdhënësit të aeroportit Albuquerque.

“Ata u ulën pa incidente, u shoqëruan deri te porta dhe u takuan nga personeli mjekësor,” tha ai.

Asnjë nga pasagjerët  nuk është   lënduar. Ndërsa American Airlines e kanë identifikuar pilotin si oficeri i parë William “Mike” Grubbs.

Mediet amerikane citojnë zëdhënësen ajrore Polly Tracey të ketë thënë “Ne jemi duke u kujdesur për familjen dhe kolegët e oficerit të parë Grubbs dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe”.

Në vitin 2015, një pilot amerikan vdiq pas një urgjence mjekësore në një fluturim gjatë natës nga Phoenix në Boston.

Fluturimi u zhvillua në mënyrë të sigurt nga bashkë-piloiti nga Syracuse në New York./21Media

Back to top button