Sot në Stacionin policor në Fushë Kosovë, është iniciuar një rast , vdekje e dyshimtë

Sot në Stacionin policor në Fushë Kosovë, është iniciuar një rast , vdekje e dyshimtë

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, saktësisht brenda një objekti ku viktima ishte duke punuar.

Incidentin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Viktima mashkull N.E (1981), sot rreth orës 11:30 , gjatë kohes kur ishte duke punuar, dyshohet të ketë rënë nga shkallët, nga një lartesi 4-5 m dhe kishte pësuar lëndime të renda trupore.  I njejti menjeherë është percjellë në QKUK, ku nga ekipi mjekesor është konstatuar vdekja e tij. Me urdher të prokurorit trupi i pajetë i viktimes është derguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Me rastin po merren policia dhe institucionet e tjera përkatese.

Më shumë se 20 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, Qq nga fillimi i vitit të kaluar, në Kosovë./21Media