Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në QKUK ka ndërruar jetë një person i cili më 10 nëntor ishte lënduar derisa ishte duke punuar në një firmë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit rreth orës 16:00 ku sipas Policisë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke punuar në një firmë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion./21Media