Varrimi të ndjerit behet nesër në ora 13:00

Varrimi të ndjerit behet nesër në ora 13:00

Sot në moshën 82 vjeçare ka vdekur rapsodi i njohur Hashim Shala, lajmin për vdekjen e tij e kanë  bërë të ditur familjar e tij.

Varrimi i të ndjerit behet nesër me datë 20.09.2018 në ora 13:00 në Varrezat e Qytetit të Prishtinës.

Shala ishte një ndër rapsodët me të dashur shqiptar. Shala një jetë të tërë ia kushtoi këngëve për atdhe dhe liri, këngët e tij ishin shumë të dëgjueshme dhe të pëlqyeshme nga publiku shqiptar.

Hashim Shala u lind në Verbofc të Drenicës nga një familje bujare me traditë kombëtare. Qysh si fëmijë, e pastaj në rini e më vonë në moshën e pjekurisë i fjeti në zemër të kënduarit e melodisë popullore në solo si dhe së bashku me vëllezërit e tij: Mustafën, Hysenin dhe Habibin. Shala ishte i njohur edhe për bashkëpunimet e tij te shumta me rapsodin Tahir Drenica. Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, duke i bërë të dy të paharrueshëm.

I ndjeri Shala gjatë periudhës shumë vjeçare të shoqërimit te tij me këngën, mori pjesë në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, në shumë nga to ai u kurorëzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta. Shala gjatë krijimtarisë së gjatë muzikore kompozoi 169 këngë si dhe nxori disa albume muzikore. /21Media