Roli i "Sinanit" përfundon në mënyrë tragjike

Roli i “Sinanit” përfundon në mënyrë tragjike

Aktori turk, Serhat Teoman i cili u bë i njohur tek ne me rolin e “Sinanit” si shef i policisë në serialin e famshëm “Anne” apo në shqip “Nënë” dashurohet në protagonisten Zeynepin, por dashuria e tyre në serial përfundon, pasi që “Sinani” vdes.

Kjo e papritur do të ndodhë në episodet e fundit të këtij seriali. Ai duke mundur ta shpëtojë Shulen dhe fëmijën e saj goditet nga një kamion, shkruan rtv21.tv.

“Sinani” nuk mund të i shpejtojë vdekjes kështu edhe përfundon roli i tij në këtë serial, shkruan rtv21.tv.

“Sinani” u lind në vitin 1983 në Turqi, ai u diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura. Aktori ka diplomë masteir në Departamentin e Teatrit Universitar “Mimar Sinan”, ai ka qenë në industrinë televizive që nga fillimi i viteve 2000.

Ndërsa, sa i përket jetës personale aktori 35 vjeçar është në lidhje me aktoren turke Leyla Feray e cila ishte pjesë edhe e serialit të njohur “Kosem”./21Media