Personi sipas të cilit është krijuar loja “Super Mario” ka vdekur

Personi sipas të cilit është krijuar loja “Super Mario” ka vdekur

Mario Segale, ishte personi sipas emrit të të cilit është krijuar dhe i është vënë emri lojës “Super Mario”, ai vdiq në moshën 84 – vjeçare.

Segale ishte një ameriko-italian sipërmarrës shumë i suksesshëm nga Uashington i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, përcjell rtv.21.tv.

Mario Segale

Super Mario në fillim ishte quajtur “Jumpman” deri sa Nintendo e Amerikës vendosi t’i gjente një emër më adekuat këtij karakteri dhe për nder të Mario Segales që i dha me qera një ndërtesë Nintendos, ata vendosen që ta quanin lojën sipas tij. Ai la pas vetes gruan e tij Donna, katër fëmijët dhe nëntë nipa e mbesa.

Image result for super mario

Gjithsesi seria e lojërave me “Super Marion” konsiderohet më e suksesshmja videolojë që është krijuar ndonjëherë./21Media.