Ata nuk ishin larguar me kohë gjatë minimit të mureve të minierës

Ata nuk ishin larguar me kohë gjatë minimit të mureve të minierës

Në xeheroren ”Lece” në rrethinë të Medvegjës mbrëmë rreth orës 23:00 janë gjetur dy trupa të pajetë të dy minatorëve, që sipas mediumeve në Serbi, janë nga Maqedonia që kanë punuar përkohësisht në këtë minierë.

Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë Z.P (48) dhe T.N (53). Zyrtarë të kësaj miniere e kanë konfirmuar rastin dhe prejardhjen e viktimave. Sipas kolegëve tjerë që kanë punuar në minierë, të ndjerët tashmë, nuk janë larguar me kohë gjatë minimit të mureve të minierës. Njoftimi për t’u larguar nga vendi i minuar nuk është respektuar, dhe sipas dëshmitarëve, ky ka qenë shkaku i vërtetë i vdekjes. Mësohet se minatorët kanë qenë duke punuar për katër vite në Serbi./21Media