India vendi me vdekjet më të shpeshta nga 'selfiet'

India vendi me vdekjet më të shpeshta nga ‘selfiet’

Katër persona kanë gjetur vdekjen, përfshirë një adoleshent dhe një grua të martuar.

Ata kanë vdekur teksa ishin duke bërë foto në një digë në Indi. Gjithsej në digë ishin 6 persona, por fatmirësisht dy prej tyre kanë shpëtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, në Digën Pamparu, në shtetin Tamil Nadu.

Ata po mbanin në duar telefonin, po bënin selfie dhe ranë. Ndërsa burri, i cili po bënte fotografitë nuk ra”, tha një zyrtar lokal i policisë së Byrosë Franceze.

Burri u hodh në ujë dhe arriti të shpëtoj njërën nga gratë, por pjesa tjetër e familjes u mbyt, transmeton rtv21.tv.

Selfiet po konsiderohen si epidemi në Indi, autoritetet kanë marrë masa duke përcaktuar disa zona që po konsiderohen të rrezikshme për të bërë foto.

Më shumë se 250 njerëz në të gjithë botën kanë vdekur si pasojë e ‘selfie’ që nga viti 2011 – por  sipas Institutit të Shkencave Mjekësore në Indi gjysma e vdekjeve të raportuara nga selfie kanë ndodhur në Indi.

Ky vend në veçanti qëndron si kryeqyteti botëror për vdekjet duke bërë selfie./21Media