Të paktë janë ata që i mbijetojnë amebës

Të paktë janë ata që i mbijetojnë amebës

Një 10-vjeçare ka vdekur pasi humbi betejën me amebën që ushqehet me trurin e njeriut, transmeton rtv21.tv.

Lily Mae Avant notoi në lumin Brazos dhe Whitney gjatë fundjavës. Dhe pasi u dërgua në spital më 8 shtator u zbulua se ajo kishte rënë në kontakt me Ameba Naegleria Fowleri, një organizëm i vetëm njëqelizor që gjendet zakonisht në ujërat e ëmbla të ngrohtë, si liqene dhe lumenj.

Edhe pse ky parazit reagon shumë shpejt, shumica nga të prekurit nuk jetojnë më shumë se 3-5 ditë, por vajza nga Teksasi i mbijetoi për një javë.

Shkolla Fillore Valley Mills, ku Lily ishte klasën e pestë, konfirmoi vdekjen e saj para një jave në një postim në Facebook.

Amoeba Naegleria Fowleri hyn në trup përmes hundës, udhëton drejt trurit dhe shkatërron indet e trurit. Nga 145 rastet e njohura mes viteve 1962 dhe 2018, vetëm katër njerëz kanë mbijetuar./21Media