Vdiq 11 vjeçarja që ka rënë në bunarin e shtëpisë

Familjarët e nxorën nga bunari

Dje rreth orës 17:00, një 11 vjeçare ka vdekur pas plagëve që ka marr në bunarin e shtëpisë, ku kishte rënë aksidentalisht.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai njoftoi se e mitura ka rënë në bunarin e shtëpisë së saj në Ferizaj, më 23 shkurt rreth orës 17:00 dhe se ishin familjarët e saj ata që e kanë nxjerr nga aty viktimën.

“Ajo fillimisht është dërguar në Qendrën e Emergjencës në Ferizaj, ku pastaj është përcjell për në QKUK. Dje rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën nga mjeku kujdestar se ajo ka vdekur, si pasojë e plagëve të marra”, tha Gashi.

Me urdhër te prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa Policia po heton rastin./21Media

Back to top button