Me rastin është duke u marrë mjekësia ligjore

Me rastin është duke u marrë mjekësia ligjore

Një djalë i moshës 13-vjeçare, i cili ishte alivanosur sot në Pishinën e Gërmisë ka ndërruar jetë rreth orës 16:00 në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Ju konfirmojmë se, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, fëmija i cili ka ardhur në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk ka arritur të mbijetojë”, ka thënë Shpend Fazliu.

Ai ka bërë të ditur se me rastin tashmë është duke u marrë mjekësia ligjore.

Sot rreth orës 15:00, drejtoresha e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi-Krasniqi ka deklaruar se 13-vjeçari ishte reanimuar dhe i ishte kthyer pulsi nga mjekët në pishinë pasi “ishte gjetur pa shenja jete”, raporton Express.