Varrimi bëhet në orën 17:00

Varrimi bëhet në orën 17:00

Ka ndërruar jetë sot anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ajnishahe Halimi. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë familja.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot në fshatin Kozhicë, në orën 17:00.

Ajnishahe Halimi luftonte me sëmundjen e kancerit dhe njihet si grua që e sfidoi gjatë sëmundjen. Për sëmundjen dhe trajtimin e saj kishte shkruar vet ajo ditë më parë. “Ka nje kohe qe gjendja ime shendetesore eshte jo stabile, ky eshte fakti qe nuk kam qene prane jush! Pavaresisht kesaj gjendje une nuk dorezohem as me vullnet as me guxim… Por do t’ju mungoj edhe nje kohe se tash mora forcen dhe besimi tek vetja qe te filloj nje trajtim tjeter. Ju uroj gjithe te mirat”, kishte shkruar Halimi. /21Media