Vuante nga kanceri

Vuante nga kanceri

Ka vdekur në moshën 61-vjeçare aktori i mirënjohur turk, Tarık Ünlüoğlu. Ai e humbi betejën me kancerin.

Lajmi u bë i ditur nga mediat turke, ku ndër tjerash u tha se ceremonia mortore do të mbahet në Teatrin e Stambollit, më 3 tetor, transmeton rtv21.tv

Aktori u bë i njohur tek ne me rolin e tij në serialin “Gymysh”, që u transmetua në Radiotelevizionin 21.

Aktori i njohur u shfaq në filma, seriale dhe në teatër për 25 vjet.

Ünlüoğlu u dërgua në spital muajin e kaluar./21Media