Ai vdiq në moshën 89 vjeçare

Ai vdiq në moshën 89 vjeçare

Në moshën 89 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Luan Qerimi.

Luan Qerimi kishte lindur më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë dhe i kishte hyrë botës së aktrimit, fillimisht me lëvizjen amatore, për t’u aktivizuar në Teatrin e Ushtrisë, ku talenti i tij do të spikaste.

Në vitin, 1954 ka qenë 25 vjeçar kur kishte hyrë në Teatrin Popullor, që ishte ëndrra e çdo të riu kishte qëllim të bëhej aktor.

Karriera e tij kishte nisur me një rol episodik në komedinë “Prefekti” në vitin 1954, në rolin e Skënderit, që nga ajo kohë atij iu besun me dhjetëra role tjera. Ai kishte fituar një besim të madh nga të tjerët për shkak të portretit të tij të veçantë, zëritkumbues, seriozitetin dhe mënyrën se si i përshtatej çdo karakteri.

Aktori ka vite që ishte tërhequr nga jeta artistike, megjithatë mbi 70 rolet e tij të famshme ndër to “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka” apo “Vdekja e kalit” mbetën të gjalla në mendjen e mijëra artdashësve shqiptarë.