Nesër homazhe në nderim të aktorit

Nesër homazhe në nderim të aktorit

Në mëngjesin e sotëm ka vdekur aktori i njohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa.

Aktori me titullin “Artisti i Merituar” ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 78-vjeçare.

Fadil Hasa është një aktor i shquar shqiptar. Ai u lind në Durrës më 8 prill të vitit 1940.

Homazhet për nder të tij do të zhvillohet në teatrin e Durrësit ditë e nesërme (datë 17 korrik) në orën 10:00-11:00.

Hasa është nderuar 4 herë me titullin “Aktori më i mirë i humorit”

Aktori Hasai është i njohur më shumë në role komike në estradën e Durrësit./21Media