Aktori vuante nga pneumonia

Aktori vuante nga pneumonia

Aktori i njohur, Carmine Caridi ka vdekur të martën në moshën 85-vjeçare.

Këtë lajm e ka konfirmuar miku i tij, aktori dhe regjisori, Chazz Palminteri për “TMZ”, përcjell rtv21.tv

Carmine më së miri u njoh për rolin e tij në filmin “The Godfather” ku luajti rolin e Carmine Rosato si dhe atë të Albert Volpe në “The Godfather III”.

Aktori krahas këtyre filmave luajti edhe në shfaqje të mëdha, si “Starsky dhe Hutch”, “Taxi”, “Fame” dhe “Simon & Simon”.

Carmine, në përgjithësi numëron më shumë se 100 role në gjashtë dekada në fushën e artit. /21Media