Aktori kishte fituar çmimin Oscar në vitin 1996

Aktori kishte fituar çmimin Oscar në vitin 1996

Në moshën 103-vjecare ka vdekur aktori i njohur Kirk Douglas. Ai ka debutuar në film në vitin 1946, ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme, ka luajuar role të rëndësishme.

Rolet e tij më të njohura janë ato të Spartakut, pastaj të piktorit, Vincent van Gogh, legjendës perëndimore, Doc Holliday, e të tjera.

Kirk ishte nominuar tre herë për Oscar gjersa kishte arritur të fitoj në vitin 1996.

Ai kishte qenë edhe pjesë e luftës së dytë botërore, derisa ishte lëshuar nga ushtria për shkak të lëndimeve gjatë luftimit në vitin 1944.

Aktori ka qenë i martuar dy herë, ku ka fëmijët Peter, Joel dhe Michael Douglas. Gjithashtu ka qenë edhe baba i aktorit Eric Douglas, i cili ka vdekur në vitin 2004. /21Media