Veprat më të njohura të aktorit

Veprat më të njohura të aktorit

Max von Sydow ka vdekur në moshën 90 vjeçare,  në shtëpinë e tij në Francë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat dhe adhuruesit e aktorit, agjenti i tij Jean Diamond.

Me zemër të thyer, me pikëllim të madh dhe dhimbje të skajshme, njoftojmë për humbjen e Max von Sydow më 8 mars 2020”, ka thënë Diamond.

Aktori suedez debutoi në film në vitin 1949 në vendin e tij, para se të ndërtonte një karrierë të suksesshme në Hollywood.

Disa nga realizimet kinematografike për të cilat ai ka qenë i njohur janë: “Star Wars: The Force Awakens”, “Game Of Thrones” e “Extremely Loud And Incredibly Close”./21Media