Vdiq aktorja, Anne Heche

Anne Heche, aktorja 53 vjeçare ka vdekur pas një jave në koma.
Ajo pati një aksident të rëndë me veturë afër një javë më parë, ku goditi një nshtëpi në Los Angeles.
Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga familja.
Heche u paraqit në shumë filma në karrierën e saj të gjatë artistike, kujtojmë ‘Volcano’, ‘ Donnie Brasco’, ribërja e ‘Psycho’ e vitit 1998 etj.
Pas përplasjes, vetura saj mori flakë, gjë për të cilën u nevojiten 59 zjarrfikës që ta shuajnë në tërësi zjarrin.
Ajo kishte djegie të rënda sipas mjekëve dhe qëndroi në komë për një javë./21Media

Back to top button