Vuante nga një sëmundje e rëndë

Vuante nga një sëmundje e rëndë

Vdiq në moshën 60-vjeçare aktorja e njohur shqiptare, Shpresa Bërdëllima. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Prej vitesh ajo jetonte së bashku me familjen e saj në Belgjikë.

Aktorja e njohur shqiptare shquhet për rolet e saj në filmat: ‘Vajzat me kordele të kuqe’ (1978), ‘Përtej mureve të gurta’ (1979), ‘Era e ngrohtë e thellësive’ (1982), ‘Kur hapen dyert e jetës’ (1986), ‘Kur ndahesh nga shokët’ (1986), ‘Të shoh në sy’ (1986), ‘Mirela’ (1988),  ‘Flutura në kabinën time (1988)’.