Humbi betejën me kancerin

Humbi betejën me kancerin

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare, aktorja e njohur, Edith Gonzalez. Aktorja ishte diagnostifikuar me kancer në vezore në vitin 2016.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga agjencia e lajmeve meksikane Notimex dhe nga stacionet televizive ku ajo punoi, Televisa dhe TV Azteca, shkruan CNN, transmeton rtv21.tv

Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si Salome.

Ajo lë pas vetes bashkëshortin Lorenzo Margain dhe vajzën Constanza, 15 vjeçare./21Media