Shquhej si një ndër balerinat më të njohura

Shquhej si një ndër balerinat më të njohura

Vdiq në moshën 98-vjeçare balerina e njohur, Alicia Alonso. Ajo ishte me prejardhje nga Kuba dhe shquhej si një ndër balerinat më të njohura të shekullit të XX-të.

Ajo kishte filluar ta humbte të pamurit në moshën 19-vjeçare dhe mbështetej vetëm në drita skenike. 

Pas revolucionit të vitit 1959, ajo kishte krijuar Baletin Kombëtar të Kubës së bashku me liderin Fidel Castro, transmeton rtv21.tv

Ajo ishte lindur më 21 dhjetor 1921. Në vitin 1931 ishte shfaqur për herë të parë në skenë. Që nga ajo kohë kishte rënë në dashuri me baletin./21Media