Ai vdiq në moshën 77 vjeçare

Ai vdiq në moshën 77 vjeçare

Në moshën 77 vjeçare në Romë ka vdekur regjisori i njohur Italian, Bernardo Bertolucci.

Bertolucci u lind në Parma në vitin 1941 dhe në mesin filmat më të njohur të tij janë: “The Conformist”, “The Dreamers”, “1900” dhe “The Sheltering Sky”.

Ai ishte regjisor i “Last Tango in Paris” dhe ” The Last Emperior”. Bernardo Bertolucci  ishte fitues i dy “Oscarëve” me “The Last Emperior” dhe njihej për stilin e tij të guximshëm vizual.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “BBC”, një zëdhënës i tij, i cili njoftoi se regjisori vdiq pasi vuajti nga sëmundja e kancerit.

Bertolucci mori një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2008 dhe ksihte marrë një çmim në “Palme d’Or” në Kanë, në vitin 2011.