Aksidenti kishte ndodhur mbrëmë

Aksidenti kishte ndodhur mbrëmë

Ka ndërruar jetë në spital 69-vjeçari Mefit Dingo, i cili u përplas nga një automjet tip “Benz”, ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

Aksideti u regjistrua mbrëmjen e të shtunës, 17 gusht, në hyrje të qytetit të Lushnjes në Shqipëri.

Si pasojë e aksidentit, i moshuari mori plagë të rënda në trup, të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës për veprime të mëtejshme./oranews