Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij

Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij

Është ndarë nga jeta në moshën  75-vjeçare, aktori Shpëtim Zani, i njohur për rolin e tij të Colit në filmin “Debatik” me regji të Hysen Hakanit.

Aktori mësohet se ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një ataku kardiak. Lajmi i trishtë është përcjellë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

Shpëtim Zani me rolin e Colit nga filmi “Debatik” ka mbetur në kujtesën e publikut mbarëshqiptar, raporton oranews.