Vdiq doajeni i basketbollit Agim Dushi

Dje ka vdekur doajeni i basketbollit Agim Dushi. Lajmin për vdekjen e tij është bërë i ditur nga Komuniteti i basketbollit, Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar.
Dushi ishte basketbollisti i KB Elektrokosova në vitet 1970-ta e më pas gjyqtar shumëvjeçar i basketbollit në ligat e ndryshme të shtetit të atëhershëm federativ.
“Axha Agim ishte basketbollist i KB Elektrokosova në vitet e 70’ta, më pas gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave. Konsiderohet, pas Mithat Belegut, si gjyqtari më i mirë që e ka pas Kosova në shekullin e kaluar. Në vitin 1980 e fiton thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra”, thuhet në njoftimin e Komuniteti të basketbollit./21Media

Back to top button