Vdiq edhe personi i tretë në aksidentin që ndodhi për Vitin e Ri në Podujevë

Tre persona humbën jetën nga ai aksident

Mbrëmë ka vdekur edhe i aksidentuari i tretë në aksidentin e 31 dhjetorit që ndodhi në fshatin Penuhë të Podujevës.

Shemsi Selimi, 44-vjeç u aksidentua natën e 31 dhjetorit të vitit 2018. Sipas njoftimit të një të afërmi viktima do të varroset sot në orën 15:00 në fshatin Kaqybeg të Podujevës.

Plagët e rënda ishin të pa përballueshme edhe për vajzën e tij Alberinën e cila ndërroi jetë po ashtu ditë më parë.

“EUUU… SHEM Lindëm shumë afër njëri tjetrit, si fëmijë lodrat i ndanim bashkë, në shkollë shkonim bashkë, kudo ishim bashkë, shumë herë kundërshtonim njëri tjetrin por në fund prapë përfundonim bashkë. Ishim më shumë se djemë të agjës. Zoti deshi që të jem afër teje edhe në momentin kur ti u aksidenteve, u mundova të qëndroi afër edhe në momentet me te vështira të jetës tende derisa Ti po përballeshe me vdekjen, ishim bashkë deri mbrëmë në orën 19:20 kur ti ike nga kjo botë për tu bashkuar me ALBERINEN tende te vogël në amshim. Vetëm pesë ditë pate jete më shume se ajo. E RËND…. Thell të pikëlluar njoftojmë miqët, familjarët dhe farefisin se mbrëmë në orët e vona ndërroi jetë SHEMSI (ABEDIN) SELIMI (1975-2019) i aksidentuar me 31.12.2018 në fshatin Penuhë (Podujevë) Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me datën 20.01.2019 në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqybeg (Podujeve) Prehu në paqë SHEM, të fala ALBERINES”, ka shkruar Bahri Selimi, një i afërm i viktimës në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë aksident të ndodhur më 31.12. 2018 në vendin e ngjarjes kishte vdekur një grua./21Media

Back to top button