Nuk u mbijetoi plagëve të marra

Nuk u mbijetoi plagëve të marra

Edhe personi i tretë nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra gjatë një përleshjeje me armë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

“Lidhur me rastin e cekur me datën 14.09.2019 nga stafi mjekësorë i QKUK-së është marrë informata se viktima (i plagosuri) mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia sot.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prishtina ishte tronditur nga ngjarja e pasdites së 5 shtatorit. Një kontest rreth një prone rezultoi me përleshje me armë në rrugët e lagjes Mati 1. Nga ajo ngjarje mbetën 3 të vdekur dhe një i plagosur./21Media