Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76 vjeçare

Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76 vjeçare

Fizikanti Stephen Hawking vdiq në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e hershme të së mërkurës, njoftoi familja e tij.

Ai ishte i njohur për punën e tij me vrima të zeza dhe relativitet dhe shkroi disa libra të njohura shkencore duke përfshirë “Një histori të shkurtër të kohës” libër ky i cili u bë një nga librat më të shitur ndërkombëtar, duke e bërë atë një prej të njerëzve më të famshëm të shkencës që prej Albert Einstein-it.

Në moshën 22-vjeçare, Prof Hawking u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike. Sëmundja la Hawkingin të lidhur me karrikë me rrota dhe të paralizuar. Ai ishte në gjendje të lëvizte vetëm disa gishtërinj.

Në një deklaratë, fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim, thuhet: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot, transmeton rtv21.tv.

“Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite”, thuhet tutje në njoftimin e familjes.

Ata vlerësuan “guximin dhe këmbënguljen” e tij dhe thanë se “shkëlqimi dhe humori” i tij i frymëzonte njerëzit anembanë botës.

Hawking u martua dy herë. Ai dhe gruaja e tij e parë, Jane Wilde, u martuan kur ai ishte ende student i gradës dhe mbeti së bashku për 30 vjet përpara se të divorcohej më 1995. Hawking më vonë u martua për 11 vjet me Elaine Masonin, një nga infermieret e tij të mëparshme.

William Hawking, u lind më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, Britani e Madhe dhe ishte një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Ai ishte astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni)./21Media