Berisha ishte lindur më 5 gusht të vitit 1956

Berisha ishte lindur më 5 gusht të vitit 1956

Në moshën 62-vjeçare sot ka vdekur ish gazetari dhe politikani, Rrok Berisha.

Lajmin për vdekjen e gazetarit Berisha, e bëri të ditur djali i tij, Ylberi. “Pushofsh ne paqe heroi im, babai im i shtrejt te dua pergjithmon, do te mungosh gjith jeten deri sa te takohemi ne parajse”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.

Berisha ishte lindur më 5 gusht të vitit 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit.

Ai kishte studiuar për Biologji-Kimi. Nga viti 1978 kishte punuar si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës, në Programin Informativ Politik, ku aty punoi deri në vitin 1990. Nga ajo kohë e deri në përfundimin e luftës, Berisha ishte marrë me shkrime politike.

Rrok Berisha ishte edhe ndër themeluesit e Partisë Shqiptare Demokristiane. Në zgjedhjet e marsit 1998, Berisha ishte zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës (për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja).

Berisha kishte ndihmuar në sistemimin dhe organizimin e njësiteve operative të UÇK-së në Dukagjin, të oficierëve të FARK-ut. Ai ka qenë drejtor për informim në Zyrën e Brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së në Baran.

Nga viti 2010, Berisha ishte pronar-editor i Shtëpisë Botuese Grafike “Fishta” Prishtinë.

Rrok Berisha ishte baba i dy vajza, e dy djemve.