AGK me telegram ngushëllimi

AGK me telegram ngushëllimi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve, për vdekjen e gazetarit, dramaturgut dhe arsimtarit të gjuhës rome, Nexhip Menekshe.

Menkshe i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të shkurtër, pas vetës ka lënë shumë vepra arti të realizuara dhe një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë.

Ai ishte themelues i radios “Romano Avazo”, në Prizren në vitin 2007 dhe drejtor i saj deri në ditët e fundit të jetës së tij .

Në vitin 2011 filloi të punonte si arsimtar i gjuhës rome (gjuhë fakultative) në shkollën fillore “Mustafa Bakiu”, në Prizren dhe disa shkolla tjera fillore të qytetit në fjalë.

Ka shkruar disa drama e ka bërë regjinë e tyre. Së fundmi pati realizuar dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Menekshe prapa vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë./21Media