Varrimi i të ndjerit bëhet nesër

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër

Sonte ka vdekur gazetari, Xhavit Salihu nga Gjilani. I ndjeri Xhavit Salihu, ishte gazetar, themelues i Radio stacionit më me zë në Gjilan, radio “Star”.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë familja e tij.

Për vdekjen e gazetarit ka ngushëlluar familjen Salihu edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Na la ikona e radios në Gjilan, Xhavit Salihu. Ai do të mbahet në mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në gazetari, në informimin me kohë dhe në mënyrë objektive të qytetarëve për gati dy dekada. Ngushëllime familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar Haziri në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 14:30 në varrezat e qytetit të Gjilanit./21Media