Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në orën 18.00 në Prishtinë

Varrimi i të ndjerës bëhet nesër në orën 18.00 në Prishtinë

Sot ndërroi jetë gazetarja dhe poetja e njohur Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV, shkruan rtv21.tv.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare. Varrimi i Burbuqe Rushitit bëhet nesër në orën 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./21Media