Vdiq Gilberto Benetton, themeluesi i Benetton Group

Ai ka vdekur në moshën 77-vjeçare

Në moshën 77-vjeçare ka vdekur Gilberto Benetton, i cili themeloi Benetton Group.

Biznesmeni për një kohë të shkurtër vuante nga një sëmundje dhe vdiq në Treviso, në verilindje të Italisë.

Ai e themeloi kompaninë në vitin 1965, me dy vëllezërit e tij Luciano, Carlo dhe mtora e tyre Giuliana, që lansoi në treg linjën e produkteve të krijuara nga vetë ajo, në Ponzano Veneto një fshat afër Venedikut, në vitet e 60-ta.

Ajo u bë kompania më e madhe e modës në botë.

Edhe vëllai i tij, Carlo Benetton vdiq këtë vit, transmeton rtv21.tv

Gilberto Benetton lindi më 19 qershor të vitit 1941, në Treviso të Italisë./21Media

Back to top button