Edhe një viktimë nga komunikacioni

Edhe një viktimë nga komunikacioni

Një person nuk arriti tu mbijetoi plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 19 shtator.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 në spitalin rajonal të Prizrenit gruaja e aksidentuar ka ndërruar jetë.

“Me 06.10.2019 është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren”, ka konfirmuar policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Kujtojmë se vetëm më 4 dhe 5 tetor kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku si pasojë e tyre 5 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar./21Media