Shemi me një shkrim prekës njoftoi për vdekjen e bashkëshortes

Shemi me një shkrim prekës njoftoi për vdekjen e bashkëshortes

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shemsi Krasniqi – Shemi, humbi sot bashkëshorten e tij. Lajmin e bëri të ditur këngëtari përmes një shkrimi në Facebook, teksa njoftoi se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se pas një sëmundje të rëndë ndërroj jetë më e dashura e jonë Shpresa, bashkëshortja ime, nëna e dy djemëve të mi. E di, unë e di që Ju tani do të kishit dëshirë të jeni afër meje tani në këto momente tepër të vështira për mua dhe familjen time. Me respektin më të madh për Juve, e kam zgjedhë këtë formë për të qenë Ju me mua. Tani në këto momente kur krejt bota po përballet me virusin corona, unë dhe familja ime dëshirojmë më të mirën për Ju. Ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë shëndetin e as njerit nga Ju e as nga familje ime. Përmes faqes së Facebook mund të na shprehni ngushëllime. Ju lutem duajeni njeri tjetrin, kujdesuni për njeri tjetrin.”, shkroi ai në Facebook./21Media