Po ndiqej nga drejtësia në Serbi, ajo jetonte e arratisur në Rusi

Po ndiqej nga drejtësia në Serbi, ajo jetonte e arratisur në Rusi

Mira Markovic, gruaja e kriminelit Slobodan Milosheviç vdiq sot rreth orës 15:00 në një spital në Rusi.

Rusia i ka dhënë azil në vitin 2010, pasi Markovic ishte arratisur nga organet gjyqësore të Serbisë, të cilët kishin lëshuar një urdhër për të në kuadër të një hetimi mbi abuzimin e apartamenteve shtetërore në vitin 2000, raportojnë mediat serbe.

Ajo ka studiuar sociologji në Universitetin e Beogradit, ku gjithashtu edhe është doktoruar.

Ajo ishte profesoreshë e sociologjisë në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Beograd.

Markovic u lind me 10 tetor të vitit 1942 në Beograd./ 21Media