70 vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të marra

70 vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të marra

Ka ndërruar jetë e moshuara 70-vjeçare, që u shtyp nga autoambulanca paraditen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish Restorant “Durrësit” mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçare.

Ishte vet ambulanca që e transportoi në spital të moshuarën, e cila nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Aktualisht drejtuesi e mjetit ndodhet i shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.