Këngëtari vdiq në një spital të Floridas

Këngëtari vdiq në një spital të Floridas

Ka vdekur në moshën 71-vjeçare, ikona e muzikës meksikane, José José, i njohur si “Prince of Song”.

Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij të shtunën, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të dashur të Meksikës.

“Nga Ministria e Kulturës, na vjen keq për vdekjen e Jose Rumulo Sosa, i njohur si Jose Jose – princi i këngës. Që nga fillimi i karrierës së tij, këngëtari u bë një nga zërat më të dashur në Meksikë. Pusho në Paqe”, thuhet në deklaratën e shkruar në Twitter.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milion disqe. Ai mori disa nominime Grammy.

Këngëtari vdiq në një spital në jug të Floridas pas një beteje me kancerin e pankreasit, thonë raportet e mediave.

Këngëtari, kantautori dhe aktori i rastit, emri i vërtetë i të cilit ishte José Rómulo Sosa Ortiz, u ngrit në majën e klasifikimeve latine në vitet 1970 me këngë të tilla si “El Triste”.

Suksesin do ta arrinte vitet 1980, dhe albumi “Secrets” i publikuar në 1983 do të shënonte kulmin e karrierës së tij.