Vdiq ish-komandanti i UÇK-së, Halim Tolaj

Haradinaj: Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut

Sot ka vdekur njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga rajoni i Dukagjinit.

Halim Tolaj ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, tha se Tolaj do të kujtohet ndër breza.

“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar kryeministri./21Media

Back to top button