Vdiq ish-kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Presidenti Thaçi shprehu ngushëllime

Ka vdekur sot ish-kryetari dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani.

Shabani u nda nga jeta në moshën 51 vjeç.

Sipas njoftimit, sot bëhet varrimi i tij në ora 18:00 në fshatin Metehi të Podujevës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar si të kobshëm lajmin për vdekjen e tij, ai ka shtuar se Shabani do të kujtohet si njëri punëtor dhe i afërt.

“I kobshëm lajmi për vdekjen e hershme të Astrit Shabanit, ish-kryetar dhe bashkëthemelues i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. Do ta kujtojmë përherë si njeri punëtor, i cili ishte i afërt dhe bashkëpunues me të gjithë. Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe gjithë të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij”
, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Back to top button