Ai ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare

Ai ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare

Robert Mugabe, presidenti i parë pas pavarësisë në Zimbabvesë, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Ai vdiq pas problemeve shëndetësore që kishte, konfirmoi familja e tij.

Mugabe u rrëzua nga pushteti pas një grushtshteti ushtarak në nëntor 2017, duke i dhënë fund mbretërimit të tij prej tre dekadësh, transmeton rtv21.tv.

Ai u lind më 21 shkurt 1924, në Rodezia.

Ish -presidenti ishte burgosur për më shumë se një dekadë pa gjyq pasi kritikoi qeverinë e Rodezisë në vitin 1964.

Më 1973, ndërsa ishte ende në burg, Mugabe u zgjodh si President i Bashkimit Kombëtar Afrikan të Zimbabvesë për të cilin ishte anëtar themelues./21Media