Vdiq këmbësori nga aksidenti i para 10 ditëve

Viktima ishte goditur ditë më parë nga një veturë në Fushë Kosovë

Këmbësori i cili u godit para disa ditëve nga një veturë në Fushë Kosovë ka vdekur sot rreth orës 19:00.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Më 22.12.2019, në ora 19:57, në F.Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, një veturë kishte goditur një këmbësor. I aksidentuari me lëndime ka qenë i shtrirë në QKUK. Sonte rreth orës 19:00 i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./21Media

Back to top button