Vdiq kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla

Dyshohet se kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt

Kryetari i Bashkisë, Rrogozhinë, Haxhi Memolla është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 52 vjecare.

Memolla ndodhej në qytetin e Peshkopisë për të parë ndjeshjen Korabi-Egnatia.

Burimet thanë se në pushimin e ndeshjes, Memolla është ulur për një kafe me kryebashkiakun e Dibrës dhe aty është ndjerë keq.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, por ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt.

Haxhi Memolla ishte zgjedhur kryetar i bashkisë së Rrogozhinës në votime e 30 qershorit dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.

Ai zëvendësoi Beqirin Nuredinin i cili drejtoi bashkinë e Rrogozhinës nën logon e PDIU-së për 4 vite.

Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare./oranews

Back to top button