Vdiq motoçiklisti pasi u aksidentua nga një veturë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në aksin Peqin-Elbasan.

Raportohet se një 41 vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin me targa AA 829 JO, kur ka aksidentuar drejtuesin e motoçikletës shtetasin A.M., rreth 21 vjeç, banues në fshatin Vidhas Elbasan, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, raporton vizionplus.

Back to top button