Boyce njihej si një ndër aktorët më të dashur

Boyce njihej si një ndër aktorët më të dashur

Ka vdekur në moshën 20-vjeçare aktori i njohur i Disney Channel, Cameron Boyce. Një zëdhënës i Disney Channel e konfirmoi vdekjen e aktorit për CNN.

Aktori i ndjerë njihet për rolin e tij në “Jessie”, storie rreth një vajze të re, që punonte si dado për një familje të pasur, kur u zhvendos në qytetin e New York-ut. Boyce ishte një nga fëmijët për të cilët ajo u përkujdes.

Disney Channel i shprehu ngushëllime familjes, duke e kujtuar atë si një djalë shumë të talentuar dhe të sjellshëm.

Boyce u lind dhe u rrit në Los Angeles./21Media