Reperi pësoi sulm në tru

Reperi pësoi sulm në tru

Superylli i hip-hopit, Juice Wrld vdiq në moshën 21-vjeçare, pas një sulmi në tru. Siç raportojnë mediat e huaja, Juice Wrld u sëmurë posa ateroi në Çikago nga Kalifornia. Ai ishte duke ecur në momentin kur pësoi krizë nervore.

Ylli kishte gjakderdhje nga goja kur arriti ekipi mjekësor, raporton TMZ, transmeton rtv21.tv

Raportohet se Jarad Anthony Higgins – i njohur artistikisht si Juice, u dërgua me vetëdije në spital, ku edhe ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk po dihet./21Media