Ishte edhe regjisor i disa filmave

Ishte edhe regjisor i disa filmave

Terry Jones, ylli i Monty Python ka vdekur në moshën 77-vjeçare, katër vjet pasi u diagnostifikua me demencë. Në një qëndrim të familjes thuhet “Kemi humbur një person të sjellshëm, të hareshëm, të ngrohtë, kreativ dhe të dashur”.

Bashkëpunëtori i Python, Michael Palin e përshkroi atë si “një nga shkrimtarët-interpretuesit më të dashur të brezit të tij”, transmeton rtv21.tv

Aktori komik uellsian, shkrues dhe regjisor, vdiq të martën, katër vjet pasi u diagnostifikua me një formë të rrallë të demencës, e njohur si FTD.

Ishte regjisor i disa filmave, përfshirë “Life of Brian” dhe “The Meaning of Life.”/21Media