Arti në zi

Arti në zi

Aktorja e njohur amerikane, Shelley Morrison, e njohur për rolin e shërbyeses Rosario në komedinë televizive “Wille and Grace”, vdiq në moshën 83-vjeçare. Ka luajtur rolin e Rosario Salazar në 68 epizoda, që nga viti 1999 deri në vitin 2006.

Personazhi, një emigrant i paligjshëm nga El Salvador, duhej të shfaqej vetëm një herë, por u dëshmua aq i popullarizuar me shikuesit saqë ajo bëri paraqitje të rregullta, transmeton rtv21.tv

Aktorja vdiq në spitalin e Los Angelesit të dielën, për shkak të problemeve me zemër.

Iu ishte ofruar shanca të ripërsërisë rolin e saj kur seritë kishin përfunduar në vitin 2006, ishin ringjallur në vitin 2017, por ajo e kishte refuzuar, sepse kishte dalë në pension./21Media