Për shkak të vdekjes së tij, anulohet tryeza rajonale

Për shkak të vdekjes së tij, anulohet tryeza rajonale

Ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë, drejtori ekzekutiv i OJQ-së Alfa Center i Malit të Zi dhe anëtari i Bordit të Forumit Ballkanik, Aleksander Dedoviq. Për shkak të vdekjes së Dedoviq, Forumi i Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu yne z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anetar i Bordit te Forumit Ballkanik, nderroi jete sot ne mengjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezen rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithe ndihmen familjes se tij per t’a siguruar dokumentacionin e nevojshem dhe transportin per ne Niksic.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Forumi Ballkanik këtë të enjte kishte thirrur tryezën rajonale “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”./21Media